Profesori universitar Fadil Maloku, ka kujtuar sakrificën 28 vjeçare në burgjet serbe të simbolit të rezistencës shqiptare Adem Demaçi në ditëlindjen e tij, që sot do i mbushte 85 vjet po të ishte gjallë, shkruan Kosova Post.
Tutje ka shkruar Maloku në Facebook, se askush, e as gjeneratat e reja nuk duhet harruar sakrificën për liri e pavarësi dhe rezistencën 28 vjeçare në burgjet e Serbisë të ‘Bacit’ Adem.
“Bac! (Për respektin ndaj gjithë atyre, që u sakrifikuan për lirinë (por, jo ende edhe pavarêsinë) e Kosovês)
Gjeneratat e reja s’duhet të harrojnë kurrë sakrificën tënde 28 vjeçare, nëpët burgjet serbe! Kosova nuk është aq e madhe, sa të harroj RESPEKTIN për JUVE!”