Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, sociologu Fadil Maloku, nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar gjendjen në Veri të Kosovës, shkruan KosovaPost.
Ai ju ka bërë thirrje spektrit ploitik në vend që të bashkohen karshi interesave të Kosovës.
“Bëhuni bashkë, harmonizoni qëndrimet dhe mendimet Tueja, e harroni për një moment interesat (mafioze) partiake, o të mjerë! Sepse, ato aty do i gjeni kurdo që i kërkoni”, ka shkruar Maloku.
Postimi i plotë:
Turp! Faqja e zezë! Jazëk u qoftë!
1. Është e pajustifikuar, e papranuar dhe tejet absurde që derisa në Serbi, lidhur me tensionimin e gjendjes në Veri të Kosovës, janë barikaduar prapa Aleksandër Vuçiqit, me; medie, me shoqëri civile, me Kishë me opozitë… e me dreq të mallkuar, NE nē Kosovē jemi duke u sjellur si “pula pa krye”!?
2. Ështē e turpshme, që të fragmetarizohemi kështu kur janë në pyetje interesat shtetërore e kombëtare. Ky lloj fatëpajtimi e indeference idiotike është dëshmia më e mirë që ne si shoqëri, si politikëbërje edhe organizim social jemi totalisht të papërgaditur si për “betejat” (se për luftën, as që po guxoj të mendoj!), ashtu edhe konfrontimet (mediatike, politike, e ushtarake!) që na presin me Serbinë!
3. Bëhuni bashkë, harmonizoni qëndrimet dhe mendimet Tueja, e harroni për një moment interesat (mafioze) partiake, o të mjerë! Sepse, ato aty do i gjeni kurdo që i kërkoni!
Shpërdane, që ta kuptojë populli, këtë turp e marrëzi të politikanëve dhe medieve tona!