Mami apo në emër? Nëse keni dilema si duhet t’i thërrisni vjehrrën, kjo është zgjidhja

Mami apo në emër? Nëse keni dilema si duhet t’i thërrisni vjehrrën, kjo është zgjidhja

Senior Woman With Adult Daughter Relaxing On Sofa At Home

Mënyra si ju i thërrisni vjehrrin dhe vjehrrën ndikon direkt tek marrëdhënia juaj në të ardhmen. Çdo familje është unike, por disa gjëra janë njësoj për çdo marrëdhënie.

Prandaj ne do t’ju këshillojmë se si të veproni edhe në këtë rast.

Në shumë familje dhëndurët dhe nuset bëhen për prindërit shumë të afërt dhe ata ndihen mirë nëse i thërrasin babi dhe mami. Mirëpo, ndonjëherë është e vështirë t’i thërrasësh ata “Babi” dhe “Mami”.

Mënyra më e mirë për ta zgjidhur këtë problem është që t’i pyesni ata. Bëhuni gati që të respektoni zgjedhjen e tyre. Nëse ata ju kërkojnë që t’i thërrisni në emër, bëjeni. Nëse vjehrra dhe vjehrri ju kërkon që t’i thërrisni “Mami” dhe “Babi” do të duhet ta bëni. Pasi të bëheni prindër edhe ju dhe ata të bëhen gjysh dhe gjyshe, ndoshta do ta keni më të lehtë për t’i thërritur, pasi do t’ju lehtësohet puna.

Edhe ju do t’i thërrisni njësoj si fëmijët tuaj “Gjysh dhe gjyshe”. Nëse ata janë shumë të rinjë dhe e kanë problem që t’i thërrisni gjysh dhe gjyshe, atëherë kthehuni edhe një herë tek mënyra se si i thërrsnit përpara se të bëheshit prindër.