Tashmë është bërë zyrtare largimi i tij nga skuadra spanjolle, Barcelona.
Manaj do ti bashkohet skuadrës angleze, Watford.
Shqiptari ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare, ndërsa shifra e paguar nga skuadra angleze nuk është bërë e ditur, transmeton arbresh.info.
25-vjeçari shkon në Watford me përvoja nga Italia dhe Spanja, duke përfshirë top ligën italiane ku ai u paraqit gati 50 herë për Inter Milan, Spezia dhe Pescara.