Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e mjekes Anila Shameti, e cila shërben si vaksinatore në qendrën shëndetësore të Sukthit prej 24 vitesh.
Për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar Manasitirliu shkruan se koha është tani që të marrin dozat e vaksinës anti COVID.
“Vaksinatoret tona po vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend. #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan më tej Manastirliu.