Skuadra e Manchester Cityt është shpallur kampione e Premier Leagues, pasi përmbysi rezultatin ndaj Aston Villas nga 0-2 në 3-2.
Ekipi që e ndjekte Cityn, Liverpool, fitoi ndaj Wolves, por kjo nuk ishte e mjaftueshme.
Fillimisht Villa kaloi në epërsi prej dy golash, por City përmbysi rezultatin me dy gola nga Gundogan dhe një nga Rodri.
Me këtë fitore, City shpallet kampion për herë të katërt në pesë vitet e fundit.