Rrjedha e ndeshjeve pa humbje ndoshta ka përfunduar, por Roberto Mancini vazhdon të vërë rekorde si përzgjedhës i skuadrës së Italisë.
Ai është bërë trajneri që arrin më së shpejti 30 fitore – pas vetëm 44 ndeshjeve zyrtare të zhvilluara.
Azzurrët kishin regjistruar 37 takime pa humbje, por në javën që lamë pas pësuan humbjen e parë, nga Spanja në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Sidoqoftë, ata u rikthyen menjëherë te fitorja duke triumfuar përballa Belgjikës në sfidën për medaljen e bronztë të këtij turneu.
Kjo ishte fitorja e 30-të e Mancinit në krye të skuadrës së Italisë, ndërsa këtë e ka arritur pas 44 ndeshjeve të zhvilluara.
Ai e mori drejtimin e Azzurrëve në maj të vitit 2018 dhe krahas këtyre rekordeve, e fitoi edhe Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.