Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun kroat Ivan Anusiq, në Pragë të Çekisë.
Maqedonci ka theksuar se Kroacia është një ndër partnerët me kontributin më të madh të ofruar në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së Kosovës.
“Në kuadrin e pjesëmarrjes në ministerialin e iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet sot në Pragë, takova Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, z. Ivan Anušič”, shkroi Maqedonci. E falënderova homologun tim kroat për gjithë mbështetjen e ofruar për Forcën e Sigurisë së Kosovës përgjatë viteve, duke theksuar se Republika e Kroacisë është ndër partnerët me kontributin më të madh të ofruar në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë”, ka shkrur Maqedonci.
Po ashtu, Maqedonci ka shkruar se janë dakorduar për thellimin më tej të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve./teve1.info/.