Maqedonia e Veriut ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 10 raste të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), si dhe dy vdekje, transmeton Kosova Post.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 156.086, ndërsa numri i viktimave në 5.491
Institucionet shëndetësore kanë regjistruar 16 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 150.295 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 955.617 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.473 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 300./AA