Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 12 persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 198 raste të reja. Ndërsa, numri i të shëruarve është 333 pacientë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri total i të prekurve nga koronavirusi atje ka arritur në 153,891 persona, ndërsa të shëruar janë 137,664 individë
Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 5,079 viktima, kurse 11,148 raste janë aktive me COVID-19.