Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 333 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 10 vdekje, transmeton Kosova Post.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 107.163, ndërsa i vdekjeve në 3.195.
Të dhënat tregojnë se 268 pacientë të tjerë fituan betejën kundër virusit, duke e çuar në 94.729 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga pandemia.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 543.254 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.259 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 9.239.(AA)