Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 4 viktima dhe 23 raste të reja me COVID-19, transmeton Kosova Post.
Me këtë numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.462 ndërsa numri i rasteve në 155.441.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 32 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.528.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 451.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.853 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 818.746 teste në vend.(AA)