Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 435 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara nga fillimi i pandemisë në vend në 225.484.
Në të njëjtën periudhë janë raportuar 6 vdekje nga COVID-19. Numri i viktimave nga virusi arriti në 7.969.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 534 pacientë të shëruar nga virusi ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani arrin në 212.380.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5.135.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 6.651 testime për COVID-19 ndërsa deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.604.163 testime.