Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Ja pse Serbia nuk guxon ta fus asnjë ushtarë në territorin e Kosovës

    Ja pse Serbia nuk guxon ta fus asnjë ushtarë në territorin e Kosovës

    Vdes 17-vjeçarja kosovare në Gjermani, u godit nga vetura derisa po shkonte në shkollë

    Vdes 17-vjeçarja kosovare në Gjermani, u godit nga vetura derisa po shkonte në shkollë

    Dalin pamjet: Momenti i vrasjes së 30 vjeçarit me 7 plumba, polici civil qëllon në vendngjarje

    Dalin pamjet: Momenti i vrasjes së 30 vjeçarit me 7 plumba, polici civil qëllon në vendngjarje

    Ferizaj nuk gjen qetësi, dëgjohen dy të shtëna me armë pranë rrugës “Tahir Sinani”

    Ferizaj nuk gjen qetësi, dëgjohen dy të shtëna me armë pranë rrugës “Tahir Sinani”

    Filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Beograd, interesim i madh nga serbët për ta shikuar

    Filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Beograd, interesim i madh nga serbët për ta shikuar

    Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme

    Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme

    Stuhi të fuqishme në jug dhe veri të Kosovës, 1000 shkarkesa elektrike të regjistruara orët e fundit

    Stuhi të fuqishme në jug dhe veri të Kosovës, 1000 shkarkesa elektrike të regjistruara orët e fundit

    Tragjedia në Fushë-Arrëz, flet fqinji: Ishin të ftohta akull, nëna sapo kishte ardhur nga puna

    Tragjedia në Fushë-Arrëz, flet fqinji: Ishin të ftohta akull, nëna sapo kishte ardhur nga puna

    Familjarja e të vrarit në Ferizaj del me njoftim për varrimin e tij

    Familjarja e të vrarit në Ferizaj del me njoftim për varrimin e tij

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Beograd, interesim i madh nga serbët për ta shikuar

    Filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Beograd, interesim i madh nga serbët për ta shikuar

    Stalini, Kardelit: Shqiptarët mund të jenë besnikë si qeni, sepse kjo është karakteristikë e primitivëve!

    Stalini, Kardelit: Shqiptarët mund të jenë besnikë si qeni, sepse kjo është karakteristikë e primitivëve!

    CEREMONIA E VETËDIJES MORALE PËR NDJENJËN E VETËRESPEKTIT KOMBËTAR

    CEREMONIA E VETËDIJES MORALE PËR NDJENJËN E VETËRESPEKTIT KOMBËTAR

    Kalendari histori, 5 mars

    Kalendari historik, 27 maj

    Elona Sadiku merr çmimin e parë në garat ndërkombëtare të solokëndimit

    Elona Sadiku merr çmimin e parë në garat ndërkombëtare të solokëndimit

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 26 maj

    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari historik, 25 maj

    A kanë targa avionët?

    A kanë targa avionët?

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 24 maj

    Sulmohet eskorta e reperit Azet

    Sulmohet eskorta e reperit Azet

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 23 maj

    Shqiptari nga Çamëria, që themeloi klubin italian

    Shqiptari nga Çamëria, që themeloi klubin italian

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Botë

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria drejt një fillimi të ri

20 Janar, 2022 10:42
në Botë, RAJON
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria drejt një fillimi të ri
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm 200 kilometra i ndajnë kryeqytetet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nga njeri-tjetri, e megjithatë nevojiten më shumë se katër orë udhëtim nëpër rrugë me gunga dhe tepër durim për të shkuar nga Shkupi në Sofje.

Të kokolepsur mes mosmarrëveshjeve të hidhura për shkak të historisë dhe identitetit, për më shumë se gjashtë dekada politikanë të të dy kampeve nuk menduan kurrë për të gjetur një zgjidhje për udhëtarët. Nuk ka pasur kurrë ndonjë hekurudhë ose fluturime të rregullta mes dy fqinjëve të Ballkanit.

Por pasi zbriti në Shkup gjatë së martës (18.01), kryeministri bullgar Kiril Petkov premtoi se gjërat që s’janë bërë në 60 vjet, mund të realizohen brenda 60 ditësh. Në dy muaj, vetëm një reklamë ajrore mund të lidhte dy kryeqytetet. Ndërsa për hekurudhën duhet pritur fundi i një dekade, por homologu i Petkov, Dimitar Kovacevski, shpreson se Maqedonisë së Veriut s’do t’i duhet të presë kaq gjatë për çështjen e saj më të ngutshme – hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Lexo Edhe:

‘Shfuqizimi i ligjit të luftës të bëhet sa më shpejt’, ministri grek Dendias: Çështja e detit do shkojë në Hagë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, arrin për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Skandal në Eurovision, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut hedh flamurin në tokë, a do të ndëshkohet? (Video)

Kapitull i ri

Pas një përqafimi të ngrohtë para godinës qeveritare në Shkup dhe një dite të gjatë me biseda politike, Kovacevski dhe Petkov thanë se shpresojnë në hapjen e një kapitulli të ri, që pason marrëdhëniet e tensionuara, që kanë bllokuar përpjekjet e Shkupit për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në gjatë dy viteve të fundit.

Prej dekadash, fqinjët ballkanas kanë ngecur në mosmarrëveshjet e hidhura historike dhe Sofja kërkon që kompromisi të arrihet përpara se Maqedonia e Veriut të lejohet të hapë bisedimet për pranimin në BE. Qeveria e mëparshme bullgare e drejtuar nga Boyko Borisov, kërkonte që Maqedonia e Veriut të pranonte se kombi dhe gjuha maqedonase, janë bullgare. Ky ultimatum u refuzua nga Shkupi zyrtar, i cili tha se kjo binte ndesh me parimet europiane dhe të drejtat e vetëvendosjes.

Por në vizitën e tij të parë në Shkup, kryeministri bullgar Kiril Petkov u përpoq të zbuste tonet. “Jam shumë optimist se do të ketë zhvillime të reja në marrëdhëniet tona dhe mund t’iu siguroj se rezultatet do të jenë të dukshme çdo javë” – tha Petkov gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kovacevskin, i cili u betua si kryeministër i Maqedonisë së Veriut gjatë së hënës.

Paraardhësi i Kovacevskit në qeveri dhe në drejtimin e Partisë Social-Demokrate, Zoran Zaev, ia doli mbanë të zgjidhë konfliktin tjetër shumë-dekadësh me Greqinë, duke ndryshuar emrin e shtetit nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut, por dështoi në gjendjen e një kompromisi me Sofjen.

Të dy kryeministrat e sapozgjedhur shpresojnë për një fillim të ri

“I premtuam njeri-tjetrit se do të përdorim energjitë e reja për të përmirësuar marrëdhëniet tona me respekt” – tha Kovacevski.

Në vend që të përqendroheshin posaçërisht tek mosmarrëveshjet e pazgjidhura të historisë, të dyja qeveritë ranë dakord që të zhvillonin një takim të përbashkët në Sofje javën e ardhshme dhe planifikuan ngritjen e grupeve të punës për bashkëpunime më të ngushta në çështjet ekonomike, tregtisë, arsimit, integrimit europian, kulturës dhe historisë.

Pranë një marrëveshjeje?

Qeveria e Shkupit bëri të parin hap drejt kompromisit, orë përpara vizitës së Petkovit, duke vënë në dijeni Kombet e Bashkuara se emri “Maqedonia e Veriut” dhe versioni i tij më i gjatë “Republika e Maqedonisë së Veriut” i referohet vetëm shtetit dhe jo një rajoni më të gjerë gjeografik. Deri tani Sofja ka pretenduar se versioni i shkurtër përfshin aspirata territoriale drejt Bullgarisë dhe rajonit të saj, “Maqedonia Pirin”.

“Po, ka shpresë, sepse më në fund ne dëgjuam fjalën magjike ‘kompromis’” – thotë Ivaylo Ditchev, analist politik dhe profesor i Antropologjisë Kulturore në universitetin e Sofjes në Bullgari. “Një nga kërkesat idiote të Bullgarisë ishte që të përdorej gjithmonë versioni i gjatë i emrit ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’. Ata filluan më pas ta mënjanonin këtë pretendim, Shkupi deklaroi se nuk ka pretendime për përfshirje territoriale karshi rajonit të Pirinit dhe voila!”

Analisti politik maqedonas Saso Ordanoski parashikon një marrëveshje të mundshme në muajt e ardhshëm, i cili mund t’i hapte derën Shkupit për nisjen e procesit të aderimit në Bashkimin Europian, teksa vijon bisedimet me Sofjen në nivel dypalësh. Ai ia njeh këtë meritë “presionit ndërkombëtar në rritje” ndaj Sofjes.

Që nga çasti i parë kur Bullgaria vuri veton ndaj rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së në vitin 2019, diplomatë të ndryshëm amerikanë dhe nga shtetet anëtarë të BE-së kritikuan qëndrimin e Bullgarisë. Gjatë një vizite në Shqipëri gjatë së martës, ministrja gjermane e shtetit për Europën dhe Klimën, Anna Lührmann, tha se ka “sinjale pozitive” nga Bullgaria, duke ripërsëritur pozicionin e Berlinit zyrtar se negociatat e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të hapen sa më parë.

Presioni nacionalist

Sofja këmbëngul gjithashtu se pakica etnike bullgare në Maqedoninë e Veriut duhet të njihet me kushtetutë, si të gjitha pakicat e tjera në vend. Thuajse që tani nën presion të vazhdueshëm nacionalist nga partia opozitare e së djathtës VMRO-DPMNE dhe nga një lëvizje e vogël majtiste pro-ruse, qeverisë së Shkupit i mungon mazhoranca e nevojshme e 2/3 në parlament, për të përmbushur kërkesën bullgare.

“Nëse kjo marrëveshje do të arrihet, forcat nacionaliste në Maqedoninë e Veriut nuk do të jenë në gjendje ta ndalojnë këtë, por unë e parashikoj problemin tek vendi fqinj” – i tha Ordandoski DW. “Në vendin tonë ka pasur gjithmonë lëvizje që kanë si qëllim politikat që të kthejnë pas, por situata mund të jetë shumë më e vështirë në Bullgari” – theksoi ai.

Në Bullgari, kryeministri Petkov drejton një koalicion të përbërë nga katër parti politike dhe kundërshtohet nga të paktën dy prej tyre, përfshirë edhe presidentin Rumen Radev, kur vjen fjala tek një shtysë për arritje kompromisi me Maqedoninë e Veriut. Qëndrueshmëria e qeverisë së re mund të vihet në rrezik nëse Petkov pozicionohet më butësisht karshi Maqedonisë së Veriut. “Bullgaria është në një situatë të vështirë politike; në lojën dam kjo quhet lëvizje e detyruar, ku nuk ka mundësi të tjera veprimi për Petkov” – thotë Ditchev. “I uroj fat!”. /DW/

Etiketat: BullgariaMaqedonia e Veriut
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Ukrainasi udhëtoi me biçikletë rreth 70 kilometra drejt një qyteti më të sigurt – i shmangi predhat dhe avionët luftarakë rusë

Ukrainasi udhëtoi me biçikletë rreth 70 kilometra drejt një qyteti më të sigurt – i shmangi predhat dhe avionët luftarakë rusë

28 Maj, 2022
Real Madridi konfirmohet si “mbret” i Evropës, e fiton trofeun e 14-të të Championsit

Real Madridi konfirmohet si “mbret” i Evropës, e fiton trofeun e 14-të të Championsit

28 Maj, 2022
Reagimi i Rio Ferdinand për golin e anuluar të Benzemas: Duhet të kemi një shpjegim zyrtar

Reagimi i Rio Ferdinand për golin e anuluar të Benzemas: Duhet të kemi një shpjegim zyrtar

28 Maj, 2022
GOOOOL/ Real Madridi drejt trofeut të 14-të, realizon Vinicius

GOOOOL/ Real Madridi drejt trofeut të 14-të, realizon Vinicius

28 Maj, 2022
Ja pse Serbia nuk guxon ta fus asnjë ushtarë në territorin e Kosovës

Ja pse Serbia nuk guxon ta fus asnjë ushtarë në territorin e Kosovës

28 Maj, 2022

Tjera nga rubrika

Kryeministri Kurti bën thirrje për vaksinim

Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër

08:30

SHBA, të shtëna dhe viktima në një shkollë në Texas

SHBA, të shtëna dhe viktima në një shkollë në Texas

22:22

‘Vazhdon monitorimi’, Shefi i NATO-s: Nuk shohim ‘qetësim’ të situatës në kufirin me Ukrainën

Stoltenbergu do të jetë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos

16:50

Polonia paralajmëron mbi ‘armën e re’ të Rusisë

Polonia paralajmëron mbi ‘armën e re’ të Rusisë

10:20

Ukraina pranon dërgesë të re armësh nga SHBA-ja dhe Danimarka

Ukraina pranon dërgesë të re armësh nga SHBA-ja dhe Danimarka

18:07

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.