Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar 125 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve me këtë virus në vend është rritur në 2.915,(AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar tetë pacientë të tjerë dhe dy kanë vdekur.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1.640, i të vdekurve në 151, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 1.124.
Gjatë ditës së fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1.085 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 35.471 teste.
Në disa rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin e Shkupit, duke filluar nga enjtja në ora 21:00 po zbatohet orë policore, e cila do të përfundojë mëngjesin e të hënës në ora 05:00.