Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka raportuar 20 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe dy viktima, transmeton Kosova Post.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 155.507, ndërsa numri i vdekjeve në 5.470.
Po ashtu edhe numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 149.612, me 30 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 425.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 826.661 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.885 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Maqedonia e Veriut ka filluar me imunizimin e popullsisë së saj ndaj virusit që nga 17 shkurti dhe deri më tani të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se janë vaksinuar 420.821 qytetarë, prej të cilëve 168.284 tashmë kanë marrë të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.(AA)