Marina ruse do të pajiset me tri nëndetëse bërthamore deri në fund të vitit, transmeton Kosova Post.
Marina ruse do të pajiset me tri nëndetëse bërthamore deri në fund të vitit. Siç tha një burim anonim për Sputnik, bëhet fjalë për nëndetësen strategjike “Knez Oleg” (projekti 955A, “Borej-A”), “Novosibirsk” për shumë qëllime (projekti 885M, “Jasenj-M”) dhe transportuesi i pa pilotë “Poseidon” “Belgorod” (projekti 09852).
Sipas tij, “Knez Oleg” do t’i dorëzohet flotës në shtator të këtij viti, “Novosibirsk” në dhjetor, ndërsa “Belgorod” do të përfundojë testimin deri në shtator të këtij viti./Kosova Post/