Vëllai i të arrestuarit Marjan Kola për vrasjen e ish-deputetit Pashk Ujka në Shkodër, ka sjellë sot para mediave se Marjani ka qënë në Kosovë, në një poligon qitjeje, ku janë regjistruar në detaje oraret e hyrjes dhe daljes së tij prej atje, shkruan KosovaPost.net.
“Është poligoni me kamera, me orare me të tëra kur ka hyrë im vëlla në poligon qitje (në Kosovë). I kemi kamerat, i ka sekuestruar shteti shqiptar, duam drejtësi. Dje kam qenë në Kosovë dhe kam bërë kallëzim në Policinë e Kosovës për t’u bllokuar kamerat komplet.Vëllai im në datë 30 nëntor, në orën 11 e 30 të paradites është arrestuar. provat i ka në dispozicion Policia e Prokuroria, veçse nuk e kanë shqyrtuar çështjen. Jemi të zhgënjyer prej kësaj qeverie, se unë dua vetëm drejtësi. Nuk dua me më lanë gjë për hatër a për burrni, dua vetëm të ndjek drejtësi”, tha Petrit Kola.