Vogëlushi pesëvjeçar Rayyan nga Maroku, i cili ra në një pus 32 metra të thellë pesë ditë më parë, u tërhoq të shtunën, por humbi betejën me jetën pasi u transferua në spital, raporton Anadolu Agency (AA).
Dje pasdite pas pesë ditësh përfundoi operacioni i shpëtimit të djaloshit maroken i cili ra në pusin e thellë 32 metra në qytetin Chefchaouen të Marokut.
U konfirmua se çuni është nxjerrë nga bunari dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital. Për fat të keq, zyrtarët marokenë thanë menjëherë pasi ai u nxor nga pusi se vogëlushi pesëvjeçar kishte vdekur.
Rayyan ra në një pus përpara shtëpisë së tij në fshatin Ighran në provincën veriore marokene Chefchaouen të martën mbrëma. Ai mbeti i bllokuar në një vrimë shumë të ngushtë për pesë ditë. Për shkak të kësaj, filluan punimet në gërmimin horizontal për shpëtimin e tij.
Në shpëtim kanë marrë pjesë një numër i madh i pjesëtarëve të njësive të shpëtimit dhe i gjithë procesi është përcjellë nga media nga të gjitha anët e botës.
Mbreti Mohammed VI i Marokut shprehu ngushëllimet e tij për familjen e vogëlushit.