Marokeni planifikoi sulm terrorist në derbin Real-Barcelona

Policia spanjolle ka arrestuar një shtetas maroken, i cili ishte duke planifikuar një sulm terrorist gjatë ‘El Clásico’ mes Barcelona dhe Real Madrid.

Një 33-vjeçar i paemëruar, shkruan “El Periodico”, dyshohet se ka dashur të hyjë në fushë me thikë dhe të bëjë një masakër, dhe ai gjithashtu ishte duke menduar për një sulm me dron.

Ndërsa ndeshja nuk u luajt për shkak të coronavirusit, plani i tij dështoi, por nuk u tërhoq.

“Detajet tregojnë se ai hoqi dorë nga plani origjinal dhe u përpoq të bërë ‘kusuret’ me tifozët. Kështu, pandemia coronavirus mund të ketë shpëtuar jetën e dikujt. I akuzuari pranoi se kishte planifikuar gjithçka”, transmeton “El Periodico”.

Burri maroken u arrestua më 8 maj dhe do të qëndrojë në paraburgim deri në fillim të gjykimit. /kp/

Të ngjajshme

Lajmi tjeter

Tjera nga rubrika