Profesori universitar Qashif Bakiu duke komentuar marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë ka vlerësuar se ndasitë në lidhje me emrin nuk kanë bazë interesin e brendshëm shtetëror, por orientimin se ku do të shkoj Maqedonia, shkruan KosovaPost.

Në një intervistë për Kosova Post, Prof. Dr. Qashif Bakiu tha se kjo marrëveshje i ndan aktorët politik në pro NATO dhe BE, në njërën anë, si dhe në pro Rusisë në anën tjetër.

‘Marreveshja për emrin nuk i ndan subjektet politike në pro dhe kundër, por i ndan në pro perëndimor (NATO dhe BE) dhe pro politikave të udhëhequra nga Moskva. Tash do të shohim qartë se kush nga aktorët politik e do Maqedoninë në NATO dhe BE dhe kush e do një Bjellorusi në Ballkan. Mendoj se qytetarët e Maqedonisë janë aq të përgjegjshëm që mos bien pre e ideve të tipit “Llukashenko” dhe ta izolojnë vendin. BE-ja, NATO dhe SHBA-ja i dhanë një mbështetje të pa rezervë Maqedonisë në rrugën euroatlantike, që hap perspektiva të shumta. Mendoj se Maqedonia nuk ka rrugë tjetër përveç asaj që shkon drejt perëndimit’ tha për Kosova Post, prof. Bakiu.

Sipas Bakiut, kryeministri Zaev dhe partnerët e tij kanë bërë zgjidhjen e duhur dhe qytetarët e Maqedonisë do ta konfirmojnë këtë në Referendumin e paralajmëruar.

You may also like

Shpend Ahmeti në dasmën e Elitës e Gjikos, ja çfarë ka postuar (Foto)

Dasma e madhe e moderatorës Elita Rudi dhe