Partia opozitare e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e Kosovës, të paktën jo publikisht, s’ ka dalur në përkrahje të marshimit të sotëm në Prishtinë, transmeton Kosova Post.
Ndryshe nga subjekti nën siglën e të cilës fitoi Komunën e Prishtinës, Përparim Rama mbrëm, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka afirmuar marshin, duke thënë se nesër do të marshojnë për t’i rikujtuar publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë luftës nga Serbia mbeten ende të pandëshkuara.