Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19, përcjell KosovaPost.
Zbatime të masava antiCovid duket se po ka në Pejë, kjo pasiqë Policia e Drejtorisë Rajonale në Pejë, së bashku me inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë të Rajonit të Pejës.
“Njësitet Policore së bashku ne inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar gjashtëdhjetë e një (61) lokale në këtë zonë.
Gjatë inspektimit janë mbyllur nga inspektorët tri (3) lokale, janë shqiptuar katër (4) gjoba për persona juridik, dhe shtatëdhjetë e tri (73) gjoba për persona fizik”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka bërë thirrje që të respektohen masat e Qeverisë ndaj Covid-19, ndryshe kush nuk bën zbatimin e masave nuk do të ketë aspak tolerancë.