Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-Covid, përcjell KosovaPost.
Të gjithë personat që përdorin transportin publik duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër Covid19.
Pasagjerët mund të udhëtojnë edhe nëse kanë një dozë vaksine, por me kushtin që të kenë edhe testin RT PCR negativ.
Edhe ata që kanë dëshminë se e kanë kaluar coronavirusin, duhet të kenë së paku një dozë vaksine për të udhëtuar me autobusë.
Njoftimi i plotë:
J. [Transporti publik]
54. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.
55. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.
56. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.
57. Stafi dhe pasagjerët e transportit publik duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.3, në mënyrë që t’u lejohet veprimtaria, respektivisht udhëtimi në mjetet e transportit publik.
58. Secili operator është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës në çdo mjet të transportit publik, që do të kontrollojnë pasagjerët për posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.3.