Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, përkatësisht Komisioni për shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave – Inspektorati i Arsimit, ka marr një vendim të ri në lidhje me rastin e DKA-së në Rahovec, transmeton Kosova Post.
Vendimi ndër të tjera thotë se “Inspektorati i arsimit në Gjakovë, për shkeljet eventuale të konstatuara në DKA Rahovec, rastin ta iniciojë tek organet kompetente.”
Për parregullsitë që janë evidentuar nga Inspektorati i Arsimit, në Komunën e Rahovecit, përkatësisht Drejtorinë e Arsimit në këtë komunë, Kosova Post ka raportuar tash e një kohë. Komisioni për shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave, ka miratuar edhe një ankesë të Kryetarit Smajl Latifi, ndërsa njëkohësisht e ka shfuqizuar edhe një vendim të Inspektoratit të Arsimit, përkatësisht sektorit në Gjakovë.
Megjithatë, në arsyetim thekson ndër të tjera se:
“Inspektori i arsimit nuk ka të drejtë në mënyrë recidive të kërkojë nga Kryetari i Komunës që të shkarkojë Drejtorin Komunal të Arsimit, por vetëm të kërkoj nga kryetari që të marrë masa ndaj drejtorit konform legjislacionit në fuqi, ndërsa në rast se konstaton shkelje të cilat i ka bërë Drejtori Komunal i Arsimit, me qëllim të mbrojtjes së ligjshmërisë, se ato shkelje duhet t’i iniciojë tek organet kompetente konform nenit 24, paragrafi 3 të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit, ashtu siç kërkohet në pikën 3 të diapozitivit të këtij vendimi.”
Të gjitha këto zhvillime kanë ardhur pas dyshimeve se në sektorin e DKA-së në Rahovec, ka pasur keqpërdorime të shumta tash e një kohë të gjatë. Vlen të thuhet se Kosova Post e ka kontaktuar edhe drejtorin e kësaj drejtorie Avni Morina, i cili i ka hedhur poshtë këto pretendime./KosovaPost/