Polemika të forta janë zhvilluar në Kuvend mes pushtetit dhe opozitës lidhur me shtrenjtimin e rrymës në Kosovë.
Krejt kjo nisi pasi që deputeti i VV-së, Halil Thaçi, i replikoi atij të PDK-së, Abelard Tahiri, në lidhja me filtrat, të cilat sipas tij nuk prodhojnë rrymë dhe se për këtë siç tha ai kanë mungesë dijenie deputetët e opozitës.
Madje tha se opozita janë “mashtrues” që po e shfrytëzojnë shtrenjtimin e rrymës për poena politik.
“Këta janë mashtrus, tash e 20 vjet kanë mashtru me qytetarin. Tash po e shfrytëzojnë shtrenjtimin e energjisë për poena politik”, tha Thaçi.
E kjo shkaktoi replikën e radhës nga Tahiri.
“Ky zotnia nuk po e dika që blloku B1 dhe B2 prodhojnë rrymë. Ka qenë e nevojshme që të ndërrohen elektrofiltrat që këta me prodhua rrymë në kapacitet të plotë”, iu përgjigj Tahiri, Thaçit të VV-së.l.net.