Edhe pse Kylian Mbappé i ka komunikuar tashmë PSG qëllimin e tij për të mos rinovuar, gjestet e fundit nga sulmuesi sugjerojnë që, të paktën, ai do të vazhdojë deri në vitin 2022 në kryeqytetin francez.
Mbappe, së bashku me Neymar, ka qenë protagonisti më i madh i revistës zyrtare të PSG-së, duke dhënë një intervistë me yllin brazilian dhe duke siguruar që ëndrra e tij e madhe është të fitojë Ligën e Kampionëve në Paris.
“Ëndrra ime më e madhe është ta fitoj Champions Leaguen me PSG, do të ishte diçka fantastike”, tha Mbappé.expreds
Duket se ai do të qëndrojë të paktën edhe një sezon në Francë, para se ta veshë fanellën e klubit të ëndrrave, Real Madridit.