Futbollisti francez Kylian Mbappe refuzoi të pozonte para logos së markës së pijeve alkoolike Budweiser, sipas shtypit francez, transmeton KosovaPost.
FIFA gjobiti Federatën Franceze të Futbollit për shkak se ai ka anashkaluar detyrat mediatike pas ndeshjes, të cilat ishin të detyrueshme.
Ylli francez thuhet se nuk dëshiron të lidhet me Budweiser, një nga sponsorët e Kupës së Botës FIFA 2022, dhe qëllimisht fshehu emrin e markës në fotosesionet “Njeriu i ndeshjes”.
Mbappe tha se nuk kishte asgjë personale kundër gazetarëve; ai “thjesht duhej të fokusohej” në konkurrencë.
Ai tha se do ta paguajë vetë gjobën pasi ka rezultuar nga një vendim personal.
Superylli i futbollit aktualisht është duke udhëhequr garën e Këpucës së Artë në Kupën e Botës FIFA 2022 me performancën e tij prej pesë golave dhe dy asistimeve në katër ndeshje deri më tani.