Kryeministri Albin Kurti në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, theksoi se në fund të këtij viti Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE.
Kurti bëri të ditur se nga Gjermania ka marrë edhe mbështetjen e plotë për anëtarësim në Këshill të Europës.
“Kërkesa jonë për mbështetje për anëtarësim në Këshill të Europës ka hasur në mirëkuptim të plotë, do të vazhdojmë edhe në aspiratën tonë për aplikim në BE fund të këtij viti”.
Ndryshe, kryeministri Kurti vizitën e kancelarit Scholz në Kosovë e quajti historike, ndërsa theksoi se kjo vizitë vjen në një moment vendimtar për rajonin.
Kurti, duke thënë se Gjermania dhe Kosova qëndrojnë të bashkuara nga të njëjtat synime dhe ideale për Europë të lirë që jeton në paqe, përmendi edhe kohën e luftës në Kosovë.