Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, transmeton Kosova Post.
Sipas informacionit të marrë nga burimet diplomatike, ministri Çavusoglu i uroi suksese Fikrim Damkës, në emër të tij dhe presidentit Recep Tayyip Erdogan me rastin e zgjedhjeve në Kosovë, që do të mbahen të dielën më 14 shkurt.
Çavuşoğlu theksoi se Turqia do të qëndrojë gjithmonë pranë komunitetit turk në Kosovë.(AA)