Është hapur biblioteka e shkollës fillore “Nazim Hikmet” në fshatin Dobërçan të Komunës së Gilanit, e cila u riparua dhe mobilua me kontributet e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
Në ceremoninë e hapjes së bibliotekës morën pjesë ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, Koordinatori i TIKA-s për Kosovë, Cihan Dinçer, Deputetit i KDTP-së Enis Kervan, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, mësues dhe nxënës.
Në fjalën e tij në këtë ceremoni, ministri Damka tha se është detyrë e të gjithëve që t’i inkurajojnë fëmijët të lexojnë më shumë libra.
Duke thënë se shkolla “Nazım Hikmet” do të mbështetet nga Republika e Turqisë edhe në periudhën e ardhshme, Damka tha: “Republika e Turqisë tregon se qëndron pranë popullit të Kosovës me projekt të ri. Dëshiroj të falënderoj në emër të Qeverisë së Kosovës për mbështetjen që TIKA i ka dhënë arsimit në fusha të ndryshme të Kosovës që nga viti 2000. Projekte të tilla janë mbështetje e madhe për arsimin dhe fëmijët tanë, të cilët janë e ardhmja dhe e nesërmja jonë”.
Ndërkaq, ambasadori Sakar tha se Türkiye vazhdon të mbështesë zhvillimin e Kosovës në çdo fushë me të gjitha institucionet e saj
Duke nënvizuar rëndësinë e ndihmave në fushën e arsimit, Sakar tha: “Nuk mund të kishte një simbol më të mirë për miqësinë dhe vëllazërinë historike mes Türkiyes dhe Kosovës. Ua uroj bibliotekën e shkollës fillore ‘Nazim Hikmet’ mësuesve dhe nxënësve. Kosova është një vend me popullsi shumë të re. Ne besojmë se mund të japim kontribute më pozitive për të ardhmen”.
Kryetari i komunës, Hyseni, deklaroi se është i hapur për bashkëpunim me institucionet turke në fusha të ndryshme edhe në periudhën në vijim, duke shtuar se projekti i sotëm është vazhdimësi e projekteve të realizuara nga TIKA dhe Turqisë në Kosovë.
Ai tha duke u nisur nga vetëdija se arsimi është e ardhmja, biblioteka do t’u shërbejë nxënësve shqiptarë dhe turq që mësojnë së bashku në këtë shkollë.
Po ashtu, gjatë fazës së përgatitjes së bibliotekës, nxënës vullnetarë nga Turqia morën pjesë në kuadër të Programit të TIKA-s për Ndarjen e Eksperiencës.