Provimi i maturës edhe sot është shpërndarë në rrjetet sociale, ku janë krijuar grupe me mbi 5500 anëtarë. Pjesë e këtyre grupeve thuhet se janë familjarët, studentë e profesorë.
Derisa Ministria e Arsimit paralajmëron masa për administratorët, bëhet e ditur se për shkak të kopjimit, janë përjashtuar nga testi mbi 100 nxënës.
Organizata ETEA e cila ka bërë monitorimin e procesit, bëri thirrje për pezullim të këtij testi, pasi ka pasur një numër të konsiderueshëm të shpërndarjes së përgjigjeve të sakta në rrjete sociale.