Prej vitit të kaluar, gjegjësisht muajit mars kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, deri më tani me këtë virus u infektuan 105 mijë e 636 persona.
Nuk kanë mbijetuar virusin 2 mijë e 187 qytetarë.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vend janë 7 mijë e 983 raste aktive me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.052 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 101 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (78 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 105.636 raste nga 541.762 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.187 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 421 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.466 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.983”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.