13 mijë e 186 është numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë. Kjo u bë e ditur nga raporti 24 orësh i Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës.
Deri më tani numri i vdekjeve tashmë ka shkuar në 2 mijë e 22, kurse ai i të shëruarve 84 mijë e 328.
Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 737 pacientë të infektuar me virusin me kurorë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.557 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 701 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (81, 78 vjeç), Prishtinë 2 raste (91, 79 vjeç), Prizren 2 raste (80, 68 vjeç), Viti 2 raste (73, 69 vjeç), Gjilan 1 rast (74 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Shtërpcë 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (68 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 99.536 raste nga 486.970 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.022 raste të vdekjes.