Studentët ndërkombëtarë kanë treguar një interes të madh në aplikimet e vitit 2021 për programin “Bursat e Turqisë” (Türkiye Bursları), transmeton Kosova Post.
Me këtë program Departamenti i Turqve Jashtë Shtetit dhe Komuniteteve të Afrishme (YTB) u ofron mundësi për arsim të lartë në Turqi studentëve që vijnë nga të katër anët e botës.
Sipas një komunikate të shkruar të YTB-së aplikimet filluan më 10 janar dhe përfunduan në 20 shkurt.
Për të ndjekur studimet e larta këtë vit në Turqi (për nivelet Bachelor, Master dhe Doktoraturë) aplikuan 165 mijë e 511 studentë ndërkombëtarë nga 178 vende të ndryshme të botës.
Kandidatët e suksesshëm, që do të përcaktohen në fund të intervistave që zhvillohen nga akademikët dhe ekspertët e YTB-së, do të fitojnë të drejtën për të ndjekur universitet në Turqi me bursë të plotë shtetërore.
“Kanë përfunduar aplikimet për Bursat e Turqisë [@TurkiyeBurslari], programi më gjithëpërfshirës i bursave në botë dhe që u ofron mundësi studentëve ndërkombëtarë të ndjekin arsimin e lartë në Turqi. Faleminderit të gjithëve që shprehën interes për Bursat e Turqisë, të cilat këtë vit morën më shumë se 165 mijë aplikime nga 178 vende”,- ka shkruar në «Twitter» kreu i YTB-së, Abdullah Eren, i cili postimin e ka bërë në 5 gjuhë.trt