Mbi 26 mijë familje kosovare morën ndihma sociale gjatë vitit 2017

Mbi 26 mijë familje kosovare morën ndihma sociale gjatë vitit 2017

Publikohen statistikat e mirëqenies sociale për vitin 2017 Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për vitin 2017.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 26 mijë e 117 familje me gjithsej 106 mijë e 628 anëtarë.

Kurse, nga skema për mbështetje materiale familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme kanë përfituar 2 mijë 761 familje. Ndërsa, nga skemat pensionale janë 122 mijë e  716 përfitues me pensione bazike të moshës; 43 mijë e 300 përfitues nga me pensione kontributpaguese të moshës; 19 mijë e 481 përfitues me pensione për personat me aftësi të kufizuara; 12 mijë e 472 përfitues me pensione për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës; 36 mijë e 032 përfitues me pensione për veteranët e luftës; 3 232 përfitues me pensione të Trepçës; 1 mijë e 1 përfitues me pensione të Trupave Mbrojtëse të Kosovës; 288 përfitues me pensione për Forcat e Sigurisë së Kosovës; dhe 2 mijë e 1 përfitues me kompensime për personat e verbër.

“Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazike të moshës, pensioneve kontribut paguesve të moshës, pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve  për personat e verbër, etj”, bëhet e ditur në komunikatën dërguar mediave.

 

 

You may also like

Policia arreston një person, kanosi punëtorë e KEDS-it

  Në Ratkoc të Rahovecit ka ndodhur një