Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në 2.845.290 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Kosova Post.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në mbarë kontinentin kanë humbur jetën 67.344 persona.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut. Në Sejshelle nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.
Deri më tani në Afrikë janë shëruar 2.352.602 persona të infektuar. (AA)