Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 53 mijë e 532 raste nga 195 mijë e 475 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 375 persona me COVID-19 kanë humbur jetën.
Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6 mijë e 535 raste.
I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 45 mijë e 613 pacientë të shëruar.
IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 259 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit shtatë pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 613 pacientë.