Drejtori i Përgjithshëm në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, Drin Haraçia, tha se numri i përgjithshëm i punëkërkueseve të regjistruarve deri në fundin e vitit 2021 ishte rreth 82 mijë persona.
Sipas tij, prej tyre 38 mijë janë femra ndërsa 43 mijë janë meshkuj, duke sqaruar se 8, 372 persona janë regjistruar për herë të parë si punëkërkues më 2021.
“Nga rreth 82 mijë persona që janë të regjistruar si të pa punë, prej tyre 38 mijë janë femra ndërsa 43 mijë janë meshkuj. Ndërsa ata të regjistruar për herë të parë gjatë vitit 2021 është 8, 372 persona të cilët janë regjistruar për herë të parë si punëkërkues në kuadër të zyrave të punësimit. 4, 616 femra, ndërsa meshkuj 3, 758”.
Sipas tij, gjatë vitit 2020 ka pasur një rritje të madhe të numrit të punëkërkueseve e që arsyeja kryesore ka qenë përfitimi nga Pako Emergjente të Qeverisë për përkrahjen e këtyre kategorive si pasojë e Covid-19.
Ai theksoi se kërkesa për punë ka më shumë në shërbime të shitjes, profesionistë, teknikët dhe bashkëpunëtorët profesional, por edhe sektorin e teknologjisë informative.