Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në hapjen e ngjarjes në të cilën është raportuar mbi punën dhe rezultatet e gjashtë mujorit të parë të zbatimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, përcjell KosovaPost.
Në këtë takim, Haxhiu ka falënderuar për pjesëmarrje të gjithë akterët kryesorë të sundimit të ligjit në Kosovë, partnerët ndërkombëtarë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të pranishmit e tjerë.
Tutje ajo ka vlerësuar se takimet e Komitetit të cilat mundësojnë të evidentohen rezultatet e punës së përbashkët gjatë kësaj periudhe kohore si dhe për të reflektuar ndaj ngecjeve të cilat kërkojnë një qasje të koncentruar dhe adresim të përbashkët.
Po ashtu, Haxhiu e cilësoi Strategjinë për Sundim të ligjit si një nga instrumentet që ndihmon në reformën në drejtësi, rrjedhimisht arritjen e rezultateve të rëndësishme të cilat synohen.