Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhjen e radhës ku do të diskutohet për përgatitjet për seancën plenare.
Sipas njoftimit të kryesisë, aty do të shqyrtohet raporti vjetor i performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020, si dhe raporti vjetor i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.
Rendi i ditës
1 Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
2 Përgatitjet për Seancë plenare:
– Pyetjet parlamentare,
– Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
– Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
– Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020
– Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
-Deklarimet jashtë rendit të ditës,