Në selinë e Lidhjes Demokratike në Prishtinë kanë arritur anëtarë të Kryesisë së kësaj partie, për mbledhjen e sotme.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK’së do të caktohet data për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, pasi ditë më parë kryetari aktual Isa Mustafa dha dorëheqje.
Pak para mbledhjes së LDK’së, në selinë e partisë ka qenë Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, është parë në afërsi të selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Abbott në një postim në Facebook ka thënë se kanë diskutuar me Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin për zgjedhjet dhe perspektivat e ardhshme të LDK’së.