Gjatë ditës së sotme kryeministri Kurti pritet ti mbledh ministrat e tij për të për ta mbajtur mbledhjen e radhës.
Sipas njoftimit mbledhja e Qeverisë pritet të nisë në orën 11:00.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohen 20 pika
Një nga pikat e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
Po ashtu, pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për Fondin Sovran të Kosovës.