Kontributi i Mbretërisë së Bashkuar në misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) do të vazhdojë së paku deri në vitin 2026.
Kështu ka njoftuar ministri britanik i Mbrojtjes, James Heappey, gjatë një vizite në Kosovë, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar të Qeverisë britanike.
Në njoftim thuhet se gjatë vizitës në Prishtinë, ai bisedoi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin, Albin Kurti, me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e KFOR-it.