Detaje rrënqethëse vijnë nga Anglia në lidhje me futbollistin e arrestuar të Manchester City, Benjamin Mendy.
Sipas “The Sun”, ish-mbrojtësi i mbyllte në një dhimë viktimat e tij dhe u konfiskonte atyre telefonat përpara se t’i dhunonte.
Ky është thelbi i një prej dëshmive në gjyqin që po zhvillohet ndaj shtatlartit 28-vjeçar, ndaj të cilit rëndojnë 10 akuza nga 7 femra të ndryshme. Ngjarjet datojnë që prej tetorit 2018 deri në gusht 2021.
Të gjitha episodet e dhunshme janë regjistruar në vilën luksoze të lojtarit në zonën e Chesire. Mendy i ka mohuar 8 akuzat e dhunës dhe 1 të dhunës seksuale dhe një të tentativës së dhunës.
Mbrojtësi 50 milionësh duhet të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat për t’i shpëtuar burgut por nga dëshmitë kanë dalë disa prova që e vendosin në pozitë të vështirë lojtarin.
Mosha mesatare e femrave akuzuese është 20 vjeç dhe ato kanë theksuar se Mendy nuk i lejonte të dilnin nga dhomat e vilës.
I blerë në vitin 2017 nga Monaco, Mendy kaloi 137 ditë në burg pas arrestimit në muajin gusht ndërsa ndeshjen e fundit e ka luajtur në 15 gusht 2021 në humbjen 1-0 ndaj Tottenham.