Mbrojtja në Gjykatën Speciale e Kadri Veselit, po insiston tek gjyqtari i çështjes, në lirimin e përkohshëm të ish-kryeparlamentarit me ose pa kushte.
Në dokumentin e publikuar, në përgjigjien e kthyer të mbrojtjes kërkohet nga gjyqtari i procedurës të urdhërojë lirimin e përkohshëm të Veselit.
Sipas tyre, lirimi i përkohshëm i Veselit, duhet të ndodhë me ose pa kushtet e propozuara më parë.
Mbrojtja e Veselit e cila përfaqësohet nga avokati britanik Ben Emmerson në dokumentin argumentues që i’a ka dërguar gjykatësit thotë se prokuroria ka paraqitur si provë shtesë intervistën e sekretarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, që sipas mbrojtjes, s’është relevante për të mbajtur në paraburgim Veselin.
Kadri Veseli vazhdon të qëndrojë në paraburgim në Hagë ku po mbahet si i dyshuar për krime lufte derisa pak kohë më parë u lirua përkohësisht nga Haga për të vizituar babain e tij në spital.k.k.