Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk deshi të komentoj rreth ardhjes së gjeneralit Wesley Clark në Kosovë, por ai foli rreth ushtrisë së ardhshme të Kosovës.
Për ardhjen e ish-Komandantit të Përgjithshëm të NATO-s, gjatë bombardimeve të RFJ-së Wesley Clark në Prishtinë, Presidenti i Serbisë tha shkurtimisht:
“Unë nuk komentoj për ardhjen e Clark”.
Por në pyetjen rreth ushtrisë së ardhshme të Kosovës, ai tha: “Ata kanë pushtet de facto në tokë atje dhe po ngacmojnë serbët atje, por nëse më thoni që ata do të bëjnë një ushtri të fortë, ajo është aq e dobët në raport me ne … Ata kanë burime njerëzore dhe asgjë më shumë. Ne jemi duke ecur përpara, çdo situatë e paqëndrueshme do të largonte investitorët, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për ne, domethënë vetëm do të humbnim”./FrontOnline/