Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca për zgjedhjen e presidentit, shkruan Kosova Post.
Pas numërimit të votave në raundin e parë, Vjosa Osmani, kandidatja e propozuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk i ka siguruar votat e mjaftueshme.
Në raundin e parë votuan vetëm 78 deputetë.
Sipas kushtetutës, procedurat e njëjta parashihen edhe për raundin e dytë, i cili pritet të fillojë menjëherë./KosovaPost/