Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se sot është mbyllur segmenti i rrugës Brezovicë-Qendra e Skijimit.
Arsyeja e mbylljes është asfaltimi i rrugës regjionale R210 – Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit.
Deri ditën e nesërme pritet të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 kilometra.
Sipas njoftimit nga ministria, rruga e lartëcekur do të jetë e pakalueshme deri më 23 tetor në ora 16:00