William George Davis, një infermier amerikan, është dënuar me vdekje për vrasjen e katër pacientëve në një spital Tyler, njoftojnë mediat amerikane.
Davis akuzohet se u ka injektuar ajër katër pacientëve në një spital, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, transmeton Kosova Post.
“Është personi i duhur për një vrasës serik”, tha prokurori i qarkut Smith, Jacob Putman.
Davis është shpallur fajtor më 19 tetor nga një juri profesionistësh për injektimin e ajrit i cili përbëhej nga Christopher Greenaway, 47 vjeç, Jose Kalina, 58 vjeç; Ronald Clark, 68 vjeç; dhe John Lafferty, 74 vjeç.
Në gjykatë gjatë procesit, u theksua se, mjekët ishin në mëdyshje se si pacientët u sëmurën, pasi rezultatet treguan se kishte ajër në trurin e tyre.